Toniku pastron lëkurën në thellësi dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më elastike.
Majdanozi është një erëz mjaft e përdorshme për gatimet tona, një bimë që neutralizon aromat e pakëndshme, por edhe një bimë mjaft e mirë për trajtime fytyre.
Një tonik i përgatitur nga majdanozi do të të ndihmojë veçanërishr nga kundër njollave, por edhe pastrimit të fytyrës në darkë.
Siç dihet, majdanozi është mjaft i pasur me vitaminë C dhe A, por po ashtu është i pasur edhe me minerale.
Për të pasur një fytyrë të pastër dhe gjithmonë të shëndetshme, përgatit në kushte shtëpie një tonik majdanozi dhe përdore sa herë të ndjesh nevojën e pastrimit të fytyrës.
Toniku pastron lëkurën në thellësi dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më elastike.
Përgatitja:
Merr 3 lugë gjelle majdanoz të prerë imët dhe hidhe në 200 ml ujë.
Zieje masën për rreth 15 minuta dhe pasi të ftohet, kulloje! Me ndihmën e një pambuku të butë, masazhoje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.
Mbaje fytyrën të lyer për 15-20 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të vakët.



Të tjera
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Tonik nga majdanozi, për një fytyrë të re
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës