Totaj: Lëvizja Vetëvendosje e dinte se nuk do të fitonte në Prizren, prandaj e dërguan Çekun në Prishtinë

Totaj: Lëvizja Vetëvendosje e dinte se nuk do të fitonte në Prizren, prandaj e dërguan Çekun në Prishtinë

I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ishte kryetari i Komunës së Prizrenit, i cili po synon edhe një mandat tjetër, Shaqir Totaj, raporton GazetaBlic.

Totaj ka dhënë një vlerësim të përgjithshëm për kundërkandidatët e tij, ku thekson se kandidati i LVV-së ka vështirësi të distancohet nga qeverisja e kaluar e udhëhequr nga zoti Haskuka, e cila sipas tij ka pasur mangësi të dukshme.

Në lidhje me LVV-në, Totaj e vlerësoi se struktura e partisë, ku vendimet merren nga një lider i vetëm, Albin Kurti, bën që kandidatët të jenë më të kufizuar dhe të mos kenë aftësinë për të udhëhequr me efektivitet në nivel lokal.

“Unë nuk e preferoj ti komentoj kundërkandidatët, por meqë më pyete po e jap një vlerësim të përgjithshëm. Shembull konkret e kemi kandidatin e LVV që ka qenë pjesë e qeverisjes lokale ne mandatin e zotit Haskuka, dhe ai e ka shumë vështirë me u distancu nga qeverisja jo e mirë që është bërë në atë mandat, mandej e kemi një person që ka qenë deputet dhe nuk njihet për naj iniciativë që i ka pru naj projekt Prizrenit dicka, plus kur të ja shton kësaj mënyrën se si funksionon LVV që aty një njeri vendos për cdo gjë, që ai njeri është Kurti.

Atëherë kemi të bëjmë me një person i cili nuk ka shumë kompadilitet me nevojat që i ka Prizreni dhe nuk ka lidershqip edhe aftësi menaxhuese për me i shty ato punë përpara. Te ana tjeter kemi një kandidat të LDK-së që shumë pak e njeh qytetin e Prizrenit, jeton në Prishtinë perardhjen e ka nga Suhareka. Unë këtu e shoh atë pozicionin tim startues më të favorshëm, për shkak të punëve që janë bërë, dhe punët e mia që kryhen normal që e rrisin kredibilitetin edhe pse i shtojn pritjet dhe premtimet për periudhen e ardhshme”, ka thënë ai.

Tutje ai shton se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në dijeni që Hajrullah Çeku nuk do mund të fitonte në Prizren, andaj edhe vendosen që ai të kandidoj në Prishtinë, ku thotë se nuk do të ketë gjasa serioze ta fitoj Prishtinën.

“Unë e llogaris se sikur të kish qenë zoti Çeku, gara kish qenë më e përafërt, mirëpo ata e kanë ditë që nuk kanë gjasa me fitu dhe e kanë llogarit që në Prizren këdo të vendosin e kanë garën e humbur dhe pastaj e kanë vendos që zotri Çekun me vendos në Prishtinë tu e llogarit që do të ketë mundësi më të mëdha me fitu atje, por unë nuk e njoh terenin në Prishtinë por nuk besoj që do të ketë gjasa serioze as atje”, tha ai.

Ndër të tjera ai shton se Hajrullah Çeku ka qenë një person shumë i vështirë për bashkëpunim, ku thekson se nuk ka qenë përkrahës i projekteve në komunën e Prizrenit.

“Më ka befasu kur tha se nuk e ndij veten si qytetar të Prizrenit por e ndjej si qytetar të Prishtinës, ajo që është me rendësi me theksu është se ai është një person shumë vështir i çasshëm dhe shumë i vështirë për bashkëpunim, nuk ka qenë përkrahës i projekteve në komunën e Prizrenit, nuk po thom që ka qenë sabotues ose bllokues por nuk ka qenë përkrahës. Në asnjë pozitë të rëndësishme nuk ka tregu ndonjë sukses”, përfundoi ai.