Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Gjatë takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Republikës së Turqisë.
Ata diskutuan për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në projekte që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të Komunës së Prizrenit.



Të tjera
Ngrënia e bukës së bardhë çdo ditë, mund të shkatërrojë gjumin tuaj
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Katër arsye pse duhet të hani më shumë hudhra në verë