Në këtë shkrim denoncoj pa frikë ata që kanë përfituar mbi gjakun e Tahir Zemajt, Hasanit, Enisit dhe Xhemajl Mustafës – duke e kthyer sakrificën e tyre në mjet për pushtet personal.
Donikë, edhe unë vonë e kam mësuar tepër vonë për dy gjeneralët e LDK-së – për Qunin nga katundi dhe për Fadilin e madh me kokë hudhre, të “mbjellë” në bahçen e Sali Demës, mbrapa shtëpisë, e të vaditur me kofe të Lumirit – se për një kokërr pushteti janë gati ta të ia hajnë Salihut krejt “kopshtin me purri”.
Për Armend Zemlën dhe djalin e Xhemajl Mustafës e di gjithë dynjaja se burra më të ligj se ata, në gjithë Shqipërinë – madje as në lagjet më të përbuzura – nuk ka, as nuk lind. Ata e dinë mirë se Hashim Thaçi dyshohet në Hagë si urdhërdhënës i vrasjes së Tahir Zemajt, Hasanit dhe Enisit, si dhe i Xhemajl Mustafës.
Pikërisht këta ia kanë bërë argatin Hashimit sa herë ka qenë nevoja dhe, si shpërblim, Hasha ia ka avancuar “Kalin e Banatës”, të pagëzuar me emrin Astrit Zemla, duke e emëruar ambasador në Ministrinë e Jashtme. Këta dy zuzarë e kanë lënë veten peng për një post. Me Tahirin nuk kanë asnjë pikë gjaku të ti , megjithatë, Isa dhe Hashimi i ngritën në emër të gjakut të tyre.
Kur ti, Donikë, u bëre ministre e jashtme, unë prita që do t’ia tregoje vendin Astritit, ashtu si shumë të tjerëve, por ti heshtje – mirë ta kanë bërë.
Sa i përket djalit të Xhemajl Mustafës, mendoj dhe besoj se as ai nuk ka asnjë gjene të babait të vet. Ende pa u kyçur në politikë, flitej se shoqërinë e ngushtë e kishte me ata që e kanë festuar vrasjen e Xhemajl Mustafës.
Ky, edhe nga pamja e jashtme – me prapanicën dhe barkun e madh – nuk të kujton një burrë, por një grua që e turpëron sofren. Ky është një karrierist që për një post do të ishte i gatshëm tri herë ta “ngjallte” Xhemajl Mustafën dhe tri herë ta “vriste” prapë.
Prandaj, ti, Donikë, ke bërë luftë për ata që i ka dashur shqiptarija, por këta të sotmit janë zuzarët e Isës dhe të Hashimit.
Të tjera
Gjuha e urrejtes ndaj shqiptarëve, ende nuk janë kapur tifozët që kërkuan “vdekjen e shqiptarëve”
9 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht, më shumë se një e treta ishin nga Kosova
Duam të tregojmë lojë më sulmuese, të bëjmë presion të lartë dhe të ruajmë topin me kurajë