Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka njoftuar se nuk do të hyjë në grevë nga nesër ashtu siç kishte paralajmëruar.
Përmes një njoftimi, kjo ndërmarrje thotë se pas konsultimeve dhe dialogut të vazhdueshëm, ka arritur dakordim për vazhdimin e rregullt të punës dhe ofrimin e shërbimit të transportit publik në Komunën e Prishtinës.
“Sa i përket kërkesave të punëtorëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e pagave, ndërmarrja mbetet e përkushtuar që, në vazhdimësi dhe në përputhje me mundësitë financiare, të ndërmarrë hapa konkret për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve”.
“Lidhur me kërkesat konkrete të paraqitura, përfaqësuesit e sindikatës dhe menaxhmenti janë dakorduar që diskutimet e detajuara për mundësitë e realizimit të tyre të zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026”, thuhet mes tjerash në njoftimin e “Trafikut Urban”.



Të tjera
Seancë e jashtëzakonshme sot në ora 19:00
Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve, me punë e zell, nder e përkushtim, është privilegji më i madh që do ta kemi secili prej nesh
Sonte Kosova mëson kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve