Tragjedi në Austria: Katër shqiptarë nga Kosova humbin jetën në aksident fatal

17.03.2026 – 21:48

4 shqiptarë nga Kosova dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake.

E si pasojë e këtij aksidenti katër shqiptarë nga Kosova kanë vdekur.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Vdekjen e këtij të fundit e kanë konfirmuar familjarët e tij.

E rëndë: I riu nga Kosova humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë

Një rast i rëndë është shënuar sot në Vjenë të Austrisë.

Mërgimtari nga Kosova, Pajtim Bajrami humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët nuk dhanë ndonjë informacion shtesë se kur do mbahet ceremonia e varrimit e Pajtimit.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të mixhës babës Pajtim Bajrami i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.