Një muaj paraburgim është vendosur ndaj burrit që ka therur me thikë gruan dhe të bijën e tij të mitur në rrugën “Rexhep Kabashi” në qytetin e Prizrenit, të premten.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka thënë se vendimi për 30 ditë paraburgim u mor sot nga trupi gjykues në seancën dëgjimore ndaj të dyshuarit në fjalë.
“Ndaj të njëjtit rëndojnë dy vepra penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’”, ka thënë Lekaj.
Seanca për rastin në fjalë është mbajtur të shtunën në ora 11:00.
Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri, i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Media ka kontaktuar sot shefin e Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishtin, i cili ka thënë se dy viktimat, nëna dhe bija, janë në gjendje stabile shëndetësore.
Ai njoftoi se gjendja e dy pacienteve është stabile, anipse të dyja gjenden në përkujdesje intensive.
“I kam dëgju piskamat dhe zhurmat, kam dal jashtë punëtorisë dhe i pashë banorët në dritare, nëpër ballkone. Në ato momente e pashë gruan e gjakosur duke bërtitur ndihmë. Më pas, jemi ngjitur brenda dhe ka ardhur policia, i kemi thirrë, e ka pas fëmijën një kat më lartë, ajo kishë qenë e therur në korridor, duke bërtituar, herë nëna, herë kjo çika”, ka rrëfyer dëshmitari.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit