Gjykata Themelore në Prizren më 18 tetor 2025 ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit se e theri gruan dhe vajzën.
Sipas vendimit, më 17 tetor 2025 pas mesnatës, në banesën familjare në Prizren, i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake me bashkëshorten, me dashje tenton të privojë nga jeta atë dhe vajzën 12-vjeçare.
“…pas një fjalosje të shkurtër për shkak të problemeve familjare xhelozie, i pandehuri Bashkim Gashi ka nxjerrë një thikë, me ngjyrë të zezë, me një gjatësi tehu prej 13 cm dhe godet të dëmtuarën SS disa herë me thikë në dy parakrahët, në gjoks dhe në bel, ndërsa të miturën NN po ashtu e godet me thikë në pjesën e gjoksit në anën e majtë të belit, lëndime këto të shkaktuara me rrezikshmëri për jetën e tyre”, thuhet në vendim.



Të tjera
“Jam i përqendruar te Hoffenheimi”, Fisnik Asllani flet për interesin e Barcelonës
Ne jemi UÇK e PDK
Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja