Tragjedi tjetër në Gaza, pakoja e ndihmave e hedhur nga ajri mbi mbi banorët

Tragjedi tjetër në Gaza, pakoja e ndihmave e hedhur nga ajri mbi mbi banorët

Një tjetër raund ndihmash nga ajri të hedhura në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat përfundoi në tragjedi, kur një i ri humbi jetën pasi një pako ndihmash ra mbi të.

Civili, i cili ishte mbledhur së bashku me të tjerë duke shpresuar të merrte furnizime ushqimore shumë të nevojshme, u bë viktima e fundit në një model shqetësues vdekjesh nga ndihma, ku edhe përpjekjet humanitare i ekspozojnë banorët e Gazës ndaj rreziqeve të rënda.

Kushtet e pasigurta në të cilat jetojnë civilët në Gaza nënkuptojnë se sigurimi i nevojave themelore mund të ketë pasoja fatale.

Në anën tjetër, Izraeli ka prezantuar një plan për pushtimin e plotë të Gazës, derisa shumë liderë nga bota e kanë dënuar këtë  propozim nga Izraeli.

E derisa luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë, numri i të vdekurve dita ditës po rritet, ku shumë prej tyre janë fëmijë. /Telegrafi/

&nbs