Futbollisti Edon Zhegrova debutoi sonte në Serie A me skuadrën e tij të re, Juventusin, disa ditë pasi luajti për herë të parë me fanellën juventine në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi nga Kosova u fut në ndeshjen e sontme ndaj Veronas në minutën e 83-të.
Juventusi barazoi me Veronën si mysafir, me shifrat prej 1:1.
Golat i shënuan Francisco Conceicao për “Zonjën e Vjetër” dhe Gift Orban për Veronan.
Zhegrova u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për shumën e 20 milionë eurove, bashkë me bonuse.
26-vjeçari ishte pjesë e Lille, ku luajti për 2 sezone e gjysmë, pasi paraprakisht ishte pjesë e Baselit.



Të tjera
Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve
Jemi përgatitur për të gjithë skenarët, edhe për penalltitë
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani