Trajneri trondit opinionin me deklaratën për bashkëshorten e Valon Behramit

Trajneri kryesor i ekipit të femrave ka bërë disa deklarata tronditëse në lidhje me aksidentin e skiatores së famshme, Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e ish futbollistit të mirënjohur Valon Behrami.

Flamujt e rinj të vendosur midis portave do ta kishin parandaluar rënien e saj, është i bindur Beat Tschuor.

Ylli i skive pësoi një dëmtim serioz gjatë stërvitjes në supersllallom të madh në Copper Mountain më 20 nëntor të vitit të kaluar.

“Aksidenti i Larës mund të ishte shmangur”, – tha trajneri Tschuor.

Dhe, siç pritej, 34-vjeçarja mungoi në Zauchensee. Skiatorja ka fituar tre herë në pistën Kalberloch. Asnjë sportist tjetër zviceran i skive nuk e ka arritur këtë sukses kohët e fundit.

Ajo që ndodhi më 20 nëntor në Copper Mountain (SHBA) është dokumentuar mirë.

Stërvitja në supersllallom të madh ishte e ngjeshur dhe e mbushur me njerëz.

Shumë ekipe po përgatiteshin për sezonin në Kolorados. Dukshmëria ishte e dobët, drita ishte e ulët dhe bora ishte agresive. Gut-Behrami iu afrua shumë portës, dora e saj ngeci, ajo u rrotullua dhe u rrëzua.

“Ajo kurrë nuk më fajësoi mua”, – thotë trajneri kryesor i ekipit të femrave, Beat Tschuor. Megjithatë, ai shpjegon në ORF: “Aksidenti i Larës mund të ishte shmangur.

“Si vallë? “Me flamuj të ndryshëm”, i thotë Tschuor “Blick”.
Tschuor thotë se: “Duhet të shqyrtojmë në mënyrë kritike nëse mund të kishim bërë diçka ndryshe.

Parandalimi i lëndimeve duhet të jetë përparësi”.

Sipas “Blick”, ajo po synon një rikthim. Tschuor: “Lara do ta vendosë këtë me ekipin e saj.

Nëse kthehet, do të jetë shumë e mirëpritur”.