Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është i ftuari i radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Sipas institutit GAP, në Ferizaj ishin rreth 69 premtime prej të cilave 13 nuk kanë filluar fare, 39 të përfunduara, 9 në gjysëm të përmbushura dhe 5 të filluara.
Aliu thotë se kanë përmbushur rreth 90% të kësaj, sespse sipas tij kjo është një matje e më hershme dhe thekson se pas matjeve kanë filluar të kryhen edhe disa punë tjera në qytetin e Ferizajt.
Ai tregon se janë 8 komuna në Kosovë që janë përfituese të projektit për ngrohtoren e qytetit, ku pjesë e tyre është edhe komuna e Ferizajt, ku tashmë veçse ka përfunduar faza e parë.
“Realisht ne kemi përmbushur rreth 90% të kësaj së fundmi sepse kjo është një matje e mëhershme dhe pas matjeve janë disa projekte aty që figurojnë të panisura, kanë nisur projektet të zhvillohen sepse kemi qenë në procese të kontraktimit të punëve, por në ndërkohë pas matjes që ka bërë GAP ne kemi filluar edhe disa punë. Njëra prej tyre aty figuron edhe ndërtimi i parkut të ish statcionit të autobusëve, tashmë ai park është duke u ndërtuar, por ka edhe projekte të cilat figurojnë të pa nisuar që fjala po bie për fizibilitetin e ngrohtores së qytetit, që ka filluar është kryer faza e parë, dhe ne e kemi pasur në kuadër të prioriteteve në mandatin e kaluar dhe në kuadër të angazhimeve që të bëhet edhe ngrohtorja e qytetit në Ferizaj. Tashmë 8 komuna në Kosovë janë përfitues të këtij projekti në bashkëpunim me Berzhin, dhe një prej përfituesve jemi edhe ne si komunë e Ferizajt, ku tashmë ka përfunduar faza e parë”
“Disa prej tyre ende nuk figurojnë në matjet e GAP-it por që kanë filluar, fjala po bie në shëndetësi vec ky proces është i digjitalizuar pra është proces i nisur që do të vazhdojë dhe digjitalizimi do të përfshijë secilin sektor të punës dhe të angazhimit në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të kryetarit të komunës”, tha ai.
Ndër të tjera ai thotë se janë edhe dy projekte tjera që janë në kuadër Berzhit, siç janë implantet e trajtimit të ujrave të zeza dhe financimi për formimin e kompanisë publike të trafikut urban.
“Po ashtu janë edhe dy projekte tjera që ne i kemi në kuadër të Berzhit, është projekti i ndërtimit të implantit të trajtimit të ujrave të zeza dhe po ashtu tash pas zhvendosjes së statcionit të vjetër në statcion të ri, kemi lëshuar për herë të parë edhe trafikun urban që po ashtu kemi aplikuar në Berzh që të na finacojnë në mënyrë që të formojmë kompaninë publike të trafikut urban, dhe me blerjen e autobusëve në mënyrë që ti mundësojmë edhe më shumë zhvillimit urban të qytetit të Ferizajt por edhe qasjes më të lehtë të qytetarëve të Ferizajt për të qarkulluar dhe për të shkuar në destinacionet e tyre të punës dhe angazhimit”, theksoi ai.
Aliu shton se tani me programin e ri të Gjeneratës Tjetër është edhe digjitalizimi i shërbimeve komunale, ku thotë se e kanë prezentuar që transparenca të bëhet me telefon të dorës.
Ai thekson se me një aplikacion të vetëm secili qytetar i Komunës së Ferizajt do të dijë për secilin proces të çështjeve dhe ecurive financiare.
“Transparencën ne e kemi prezentuar që të jetë më e saktë kjo të jetë në telefon të dorës, dhe pikërisht kjo do të bëhet, dhe ka nisur të bëhet pra me një aplikacion të vetëm secili qytetarë i Komunës së Ferizajt do të dijë për secilin proces të çështjeve dhe ecurive financiare, por edhe të kërkesave apo edhe aplikmeve të ndryshme në subvencione dhe përfitime të tjera që ne i bëjmë si shpërndarje buxhetore. Kjo mundëson jo vetëm transparencën e plotë por mundëson edhe efikasitetin dhe efektivitetin në kryerjen e këtyre shërbimeve për qytetarët tanë”, përfundoi ai për GazetaBlic.



Të tjera
Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Urimi i ambasadorit britanik për Kosovën në vitin 2026
Të njohim më mirë epilepsinë!