Qindra mijëra qytetarë e studentë kanë protestuar në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi dhe rrëzim të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Kjo protestë është përkeqësuar në orët e mbrëmjes, teksa pushteti i Vuçiqit ka përdorur edhe njësitet speciale për shpërndarjen e turmave.
Protestuesit kanë shprehur pritjen që kërkesat të përmbushen deri në orën 21:00, por presidenti serb i ka hedhur poshtë kërkesat.
Është raportuar se disa ditë para protestës policia serbe ka arrestuar një numër personash, nën akuzën për komplot e për përmbysje të qeverisë.
Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
Stacioni ishte rikonstruktuar dhe inauguruar zyrtarisht disa muaj para shembjes.
Në të njëjtën ditë, në Beograd është organizuar edhe një protestë tjetër, në atë që njihet si festa kombëtare e Vidovdanit. Kjo protestë u organizua nga mbështetësit e Vuçiqit. Mbështetësit e Qeverisë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë “mbrëmje letrare”.
Të tjera
Zyrtarët që shesin Kosovën për interesa të Serbisë”
“Simboli i vrapueses dhe zgjerimi i rrugëve” – Shaqir Totaj tregon projektet për Prizrenin
Imri Ahmeti: Tubimi në Sllovi, mesazh i fuqishëm besimi dhe përkrahjeje