Tre kosovarë janë në mesin e pesë viktimave nga aksidenti në Luksemburg.
Një familjar i ka publikuar fotografitë e tre të vdekurve. Bëhet fjalë për Edonik Kastratin, Ukë dhe Ujkan Bajraktaraj.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur dje në ora 17:00.
“Me dhimbeje te thell ju njoftoje se dje rreth ors 17 ne Luxembourg Acidentalish humben jet 3 Engjullit Uka dhe Ujkani nipat e mi dhe djali i Tezakut Edonik Kastrati Allah ju shprblefte me Xhehnet e Motres tim Zoti ja letoft dhimbej dhe Dhondrrit Bajramit e Tezakt tim Zijas ju kujtojme per jet 3 Engjit e mi”, ka shkruar familjari.
Express ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe është në pritje të përgjigjes.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë