Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Konferenca e Bunjajt” në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur dje ku pas një mosmarrëveshjeje, tre të dyshuar tri gra dhe një burrë kanë sulmuar fizikisht tri gra dhe një burrë tjetër, dhe më pas i kanë grabitur para të gatshme njërës prej viktimave.
Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar.
“Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj të treve është iniciuar procedurë hetimore. Paratë e grabitura i janë kthyer viktimës”, thuhet në komunikatën për media.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha