Tre policë të lënduar nga su*lmi, arr*estohet i dyshuari

Tre policë të lënduar nga su*lmi, arr*estohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili i ka sulmuar dhe nuk u është bindur urdhrave për t’u larguar.

Ai vazhdimisht i kishte fyer policët dhe gjatë ndërhyrjes u është vërsulur policëve.

“Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor ka njoftuar se një veturë me targa të huaja ishte parkuar para portës (te laura) dhe shoferi i saj nuk po i bindej urdhrave për t’u larguar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendngjarje kanë dalë për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë dhe se i dyshuari A.N. (35 vjeç) përdorte vazhdimisht fjalë fyese dhe kanosëse ndaj zyrtarëve policorë, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse”.

“Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari u është vërsulur zyrtarëve policorë, me ç’rast ata janë detyruar të përdorin sprej mbrojtës dhe ta arrestojnë atë”.

Nga ky sulm tre policë kanë pësuar lëndime të lehta.

“Si pasojë, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime të lehta”.

“Në rast është kyçur Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”.