Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Greqi, ku si pasojë e një aksidenti kanë vdekur tre shqiptarë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në autostradën Egnatia, në rrugën midis Ksantit (Xantit) dhe Komotinit.
Aty një kamion është përplasur me dy vetura të tjera, shkruan Top Channel.
Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura.
Nga përplasja e fuqishme u shkaktua edhe një zjarr i madh.
22 zjarrfikës me nëntë automjete nxituan në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe për të nxjerrë të lënduarit dhe viktimat nga automjetet që digjeshin.
Për shkak të aksidentit tragjik, policia rrugore bllokoi për disa orë aksin rrugor.
Konkretisht, u vendos të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në Autostradën Egnatia Iasmos – Ksanthi, në itinerarin Komotini – Ksanthi.
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje