Tre të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.
“Prishtinë/31.05.2025-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Fushë-Kososvë u arrestua një grua nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj.
Ndërsa, në Drenas një burrë u arrestua nën dyshimin se ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij.
“Gllogoc /31.05.2025-06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull /k, pasi që i njëjti ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij viktimën/f. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushke artizanale me 14 fishekë. Me vendim te prokurorit , pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. thuhet në njoftim.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha