Në Halle (Saale) të Gjermanisë, një burrë goditi me thikë disa persona, përfshirë një fëmijë.
Si pasojë, siç raportojnë mediat gjermane, kanë mbetur tre të plagosur ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.
Po sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi të dielën në zonën e rrugës kryesore në Halle (Saale). Tre persona u plagosën në sulmin përpara një pallati.
Sipas policisë, viktimat janë një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare dhe dy burra.
Dy burrat theksohet se u dërguan në spital me prerje dhe plagë thike ndërsa njëmbëdhjetëvjeçarja u plagos lehtë.
Sipas policisë, sulmit i parapriu një grindje dhe mediat raportuan se niveli i zhurmës së fëmijëve ishte një temë diskutimi.
Po sipas policisë, një i dyshuar 46-vjeçar u arrestua menjëherë pas krimit dhe ai është një burrë nga Kosova.
Se si ndodhën saktësisht lëndimet dhe detaje të tjera, janë ende objekt i hetimit.
Në kohën e krimit, ata ishin ulur para hyrjes së një ndërtese.
Të tjera
Kosova trondit Suedinë
Jam shumë krenar me ekipin
Selektori i Suedisë pranon se fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar