Tre të rinj në Istog filmohen duke i drejtuar ar*mët njëri-tjetrit (VIDEO)

Tre të rinj në Istog filmohen duke i drejtuar ar*mët njëri-tjetrit (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Istogut, ku tre të rinj janë filmuar duke mbajtur armë dhe duke i drejtuar ato ndaj njëri-tjetrit.

Pamjet ekskluzive, të siguruara nga Istogu Sot, tregojnë momentet ku të rinjtë duken duke i drejtuar armën njëri-tjetrit, duke krijuar situatë të rrezikshme dhe shqetësuese për qytetin.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi rastin, ndërsa qytetarët janë të alarmuar për këtë sjellje të rrezikshme.