Këshilli Prokurorial i Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, në të cilin ka kritikuar gjuhën e përdorur nga ana e Vehbi Kajtazit, analist dhe pronar i Paparacit.
KPK-ja i ka reaguar Kajtazit në lidhje me një shkrim në Facebook, ku akuzonte shefin e ri të KPK-së për lidhje me kryeministrin Albin Kurti dhe VV-në.
KPK-ja ka theksuar se kjo është një gjuhë joargumentuese, duke i cilësuar si shpifje shkrimin e Kajtazit.
Majde, KPK-ja ia ka shtruar një pyetje Kajtazit.
“Gazetari Kajtazi duhet t’i sqarojë opinionit publik se në interes të kujt po vepron dhe mbi çfarë baze po vlerëson punën e prokurorit të shtetit, Arian Gashi, i cili ushtron detyrën e prokurorit për shumë vite në sistemin prokurorial me profesionalizëm e integritet të lartë” – ka shkruar KPK-ja, transmeton Gazeta Politika.



Të tjera
UEFA rrezikon 30 milionë euro për mungesë sanksionesh ndaj Izraelit
Qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, pjesëmarrje e ulët e protestuesve