Paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto – Qeveria Kurti më miqësorja ndaj bizneseve

Tregoju qytetarëve të Prishtinës se pse nuk e votuat buxhetin e Komunës për vitin 2025!

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i kërkuar që t’u sqarojë qytetarëve të Prishtinës arsyet pse subjektit të tij nuk e votoi buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025, përcjell KosovaPost.

Murati tha se, po të ishte votuar në seancën e kaluar, komuna do ta kishte sot buxhetin e plotë në dispozicion dhe nuk do të përballej me asnjë pengesë financiare.

“Sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë, dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet, po të ishte votuar. Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve”, shkroi ai.

Sipas ministrit në detyrë, mosvotimi i buxhetit është veprim që dëmton interesin publik dhe vë në pikëpyetje prioritetet e opozitës në kryeqytet.

Nga LDK deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pasur një reagim lidhur me akuzat e Muratit.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku, tregoju qytetarëve të Komunës së Prishtinës pse nuk e votuat buxhetin e Prishtinës për vitin 2025!

Po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë, dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet.

Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin.