Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Siria është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost.
“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Ai ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për përpjekjet e saj të suksesshme, si dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite për mbështetjen ndaj Kosovës.
Kurti ka theksuar se Kosova angazhohet që lidhjet me Sirinë të fuqizohen përmes marrëdhënieve bilaterale dhe partneriteteve afatgjata.



Të tjera
Këto ushqime shkaktojnë akne
Ushqimet që duhet konsumuar nëse keni probleme me fryrjen e barkut
Të ndalet lùfta mes SHBA-Izr@elit dhe Iranit, beteja dëm për të gjithë