Stresi është burimi i shumë të këqijave.Një ndër to është edhe shëndeti jo i mirë që shkaktohet pikërisht nga stresi. Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet që vijnë si pasojë e stresit.
Më poshtë do të lexoni disa nga këto sëmundje.
Djersitje e shumtë
Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine.
Sipas mjekut Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla. Gjëndrat apocrine sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit. Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.
Sindroma e zorrës së irrituar
Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.
94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit. Stomaku dhe zorrët janë të lidhur me miliona qeliza nervore, të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këto qeliza nervore përçojnë mesazhe nga zorra në tru dhe e anasjella, prandaj shkaktohen këto probleme me zorrët kur jeni të stresuar.
Pagjumësia
Stresi ndër të tjera të shkakton edhe pagjumësi, e cila mund të arrijë në nivele të frikshme, Pas pagjumësisë dhe stresi shkaktohet edhe lodhje që përbën një problem më vete. Mënyra e vetme që të flini është të qetësoheni. kështu largohet stresi edhe lodhja.



Të tjera
Katër gabimet që prishin një lidhje
Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë
Mbyllet ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë