Tronditet Shqipëria: Tri vr@sje sot në Durrës, Tiranë dhe Berat

Tri vr@sje sot në Durrës, Tiranë dhe Berat

Shqipëria është tronditur sot nga tri vrasjet e ndodhura brenda pak orësh në Durrës, Tiranë dhe Berat.

Krimet janë kryer me thikë dhe, sipas të dhënave të policisë, kanë ndodhur pas konflikteve për motive të dobëta.

Në Durrës, një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Marian Kodheli, vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa i dyshuari u arrestua menjëherë nga policia.

Në Tiranë, një 42-vjeçar, Filip Shehi, goditi për vdekje me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillari, 34 vjeç, gjatë një sherri në një lokal pranë Komunës së Parisit.

Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Shehi është vënë në pranga dhe ka deklaruar se e goditi viktimën pasi “e bullizonte”.

Ndërsa në Berat, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një 63-vjeçar, Kristo Mema, pas një konflikti të çastit, vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha, i cili ndodhej në qytet për të vizituar kalanë.

Sipas raportimeve në mediat shqiptare, sherri ka nisur për një kalë me të cilin autori ofronte shëtitje për turistët./Klankosova.tv