Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

Trump deklaron se SHBA-ja ka marrë kontrollin e Venezuelës pas operacionit ushtarak

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se SHBA-ja është “në krye” të Venezuelës, pas operacionit ushtarak të së shtunës, ku u kap lideri i saj dhe gruaja e tij dhe u dërguan në SHBA ku po përballen më akuza për krime.

“Po merremi me njerëzit që sapo u betuan. Mos më pyetni se kush është në krye sepse do t’ju jap një përgjigje dhe do të jetë shumë e diskutueshme”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One kur u pyet nëse kishte folur me zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez, e cila u emërua nga gjykata e lartë e Venezuelës të shtunën si presidente e përkohshme e vendit.

Kur u pyet se çfarë donte të thoshte, ai u përgjigj: “Ne jemi përgjegjës.”

“Ne kemi nevojë për akses të plotë. Ne kemi nevojë për akses në naftë dhe në gjëra të tjera në vendin e tyre që na lejojnë të rindërtojmë vendin e tyre”, tha ai kur u pyet se çfarë i duhet nga Rodriguez, citon Anadolu.

Ai kërcënoi se Rodriguez “do të përballet me një situatë ndoshta më të keqe se Maduro” nëse nuk bashkëpunon me SHBA-në.

Trump tha se kompanitë e mëdha të naftës amerikane do të silleshin për të rindërtuar infrastrukturën e Venezuelës, duke thënë se ato do të investonin miliarda dollarë pa financim nga qeveria amerikane.

Maduro i ka mohuar akuzat dhe zyrtarët në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, kanë bërë thirrje për lirimin e çiftit.