Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot me homologun sirian, Ahmad al-Sharaa, në kryeqytetin saudit Riad, takimi i tyre i parë.
Shtëpia e Bardhë dhe media saudite raportuan për takimin, por ende nuk janë dhënë detaje rreth përmbajtjes së tij.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më parë se Trump pranoi të takohej me Al-Sharaan gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.
Të martën, Trump tha gjatë Forumit Saudito-Amerikan të Investimeve 2025 në Riad se do të urdhërojë heqjen e sanksioneve “brutale dhe paralizuese” të SHBA-së ndaj Sirisë për t’i dhënë vendit “një shans për madhështi”, transmeton Anadolu.Trump mbërriti në Arabinë Saudite të martën, duke filluar një turne në rajon që do të përfshijë edhe Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të tjera
Kurti dhe Abrashi në Prizren: Arsimi, ekonomia dhe turizmi në fokus
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë