Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar që Departamenti i Mbrojtjes të njihet si Departamenti i Luftës.
Ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të premten që Departamenti i Mbrojtjes të përdorë emrin e ri si titull dytësor dhe që Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, të njihet si Sekretar i Luftës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.
Pentagoni i cili mbikëqyr shërbimet e armatosura të ShBA-së, është pasardhësi i Departamentit të Luftës, i cili u krijua për herë të parë si një agjenci në nivel kabineti në vitin 1789 dhe ekzistoi deri në vitin 1947.
Përgjegjësia për krijimin e departamenteve ekzekutive i takon Kongresit të ShBA-së, që do të thotë se do të kërkohet një amendament për të ndryshuar ligjërisht emrin e departamentit.
Të tjera
Shpërthim në afërsi të një lokali në Mitrovicë, raportohet për dëme materiale
ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar–gusht 2025
Podujeva hap dy çerdhe dhe nis ndërtimin e Kuzhinës Qendrore