Tri vende arabe të Gjirit, të pasura me burime, po gcnn:arojnë për ta kthyer ndikimin e tyre mbi Donald Trump në fitime të prekshme, me presidentin që do të vizitojë javën e ardhshme.
Kështu së paku shkruan CNN, sipas të cilit medium, ata kanë ndërtuar lidhje personale me presidentin dhe kanë premtuar kolektivisht triliona në investime amerikane, ndërsa e paraqesin veten si ndërmjetës kryesorë në konfliktet që Trump dëshiron të zgjidhë, nga Gaza në Ukrainë dhe Iran.
Dhe tani, ata po shpërblehen me privilegjin e pritjes së vizitës së parë shtetërore të Trump në mandatin e tij të dytë.
Kështu, siç bëhet e ditur më tej, presidenti amerikan do të zbarkojë në Arabinë Saudite të martën, e ndjekur nga vizitat në Katar dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe që shtrihen deri më 16 maj.
“Në listën e Trump, shtetet e Gjirit plotësojnë të gjitha kriteret e duhura”, ka thënë për CNN, Hasan Alhasan, bashkëpunëtor i lartë për politikën e Lindjes së Mesme në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Bahrein.
Ata “premtojnë të investojnë triliona në ekonominë amerikane dhe të shpenzojnë shuma kolosale për sistemet e armëve amerikane”, tha ai.
Ndërkohë, shton CNN, pas kësaj strategjie të hartuar me kujdes për të joshur Trumpin qëndron dëshira e shteteve të Gjirit për të forcuar dhe formalizuar pozicionet e tyre si partnerë të domosdoshëm të sigurisë dhe ekonomisë së SHBA-së, dhe për të nxjerrë sa më shumë përfitime për veten e tyre.
Marrëdhëniet SHBA-Gjiri janë përmirësuar ndjeshëm që kur Trump u rikthye në detyrë. Të frustruar nga mungesa e perceptuar e interesit të SHBA-së për nevojat e tyre nën administratën e Joe Biden, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kishin kërkuar të diversifikonin lidhjet e tyre ushtarake, teknologjike dhe ekonomike.
Me Trumpin në detyrë, ata shohin atë që një zyrtar i Gjirit e quajti “mundësi që vjen një herë në jetë” për të arritur objektivat e vendit të tij, shkruan më tej CNN.
Nga perspektiva e tyre, tani është koha për të çimentuar lidhjet me Uashingtonin, dhe madje “të sigurojnë privilegje më të mëdha në marrëdhënien e tyre me kombin më të fuqishëm në botë”, mendon Ebtesam AlKetbi, themeluese dhe presidente e qendrës së mendimit Emirates Policy Center në Abu Dhabi.
Si konkluzion, thekson shkrimi i CNN, secili prej tre kombeve që Trump po viziton ka listën e vet të prioriteteve.
Të tjera
Ngritet aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviqit, zyrtare e OSBE-së, për “spiunazh” për BIA-n serbe
Kurti takon ambasadoren e re të Finlandës – E falënderon për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovë
Hungaria injoron vendimet, Szijjarto i drejtohet Dodikut si president