Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se homologu i tij amerikan Donald Trump është në dijeni të gënjeshtrave të Putinit në lidhje me qëllimet paqësore në Ukrainë.
Macron bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm dhe vendosjen e një afati për veprim, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu theksoi se beson se presidenti amerikan Donald Trump “e kupton” se shefi i Kremlinit, Vladimir Putin “e gënjeu”, shkruan Le Monde.
“Ajo që po ndodh në Ukrainë është e papranueshme dhe jashtëzakonisht serioze. Nuk mund të thuhet se jemi gati të diskutojmë dhe të bombardojmë. Kjo paqartësi tregon joautenticitetin e diskutimeve që u zhvilluan”, tha Macron në Hanoi.
“Mendoj se presidenti Trump e kuptoi se kur Putin i tha se ishte gati për paqe, ai e gënjeu”, tha Macron.
“Në orët e fundit, kemi parë përsëri shprehjen e zemërimit të Donald Trump. Një formë padurimi. Dua vetëm që të vihet në veprim tani”, tha presidenti francez.
Macron bëri thirrje gjithashtu për “një armëpushim, sa më të gjatë të jetë e mundur”. Ashtu si udhëheqës të tjerë evropianë, Macron dëshiron të caktojë “një afat për Putinin” për të vendosur një armëpushim, “dhe pas” asaj date do të ketë “hakmarrje masive”.



Të tjera
Produkti më i mirë ushqimor që lufton depresionin
Hamza në Prizren: Do ta krijojmë Gardën Kombëtare sipas standardeve të NATO-s
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e dyfishim pagash