Mediumi amerikan ‘Bloomberg’, i ka kushtuar një shkrim për letrën që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, falënderoi Kosovën për pranimin e përkohshëm të migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si një shenjë të “bashkëpunimit të fortë,” sipas presidentes së Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka marrë një letër nga Trump, në të cilën ai gjithashtu shprehu dëshirën për thellimin e marrëdhënieve “në vitet e ardhshme,” shkroi ajo në një postim në Facebook të martën mbrëma.
“Në qershor, Kosova pranoi një kërkesë të SHBA-ve për të strehuar përkohësisht deri në 50 shtetas të vendeve të treta në vit, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ky vendim u përball me disa kritika brenda vendit, por u paraqit nga Prishtina si një dëshmi e aleancës strategjike me Uashingtonin”, shkruan Mediumi amerikan ‘Bloomberg’,
Departamenti Amerikan i Shtetit është në kërkim të vendeve të reja që pranojnë të deportuar, pjesërisht për shkak se qendrat e ndalimit brenda SHBA-ve janë të shtrenjta për t’u menaxhuar dhe shpesh kanë mungesë kapaciteti. Kosova i bashkohet një liste në rritje të vendeve që marrin pjesë në planin e administratës Trump, përfshirë së fundmi edhe Eswatinin dhe Sudanin e Jugut.
“Sipas Institutit të Politikave të Migracionit, një institut studimor në Uashington, rreth 1.5 milionë persona në SHBA kanë urdhra deportimi që nuk janë ekzekutuar, shpesh sepse vendet e tyre të origjinës nuk pranojnë t’i kthejnë”, shkruan mediumi amerikan ‘Bloomberg’,



Të tjera
Njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga Coronavirusi
Ftohje apo alergji, si t’i kuptoni simptomat?
Pesë efektet anësore të qumështit