Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar sot përpjekjet e tij për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës me një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në vend të presidentit rus Vladimir Putin, raportoi CNN, duke cituar presidencën ukrainase, transmeton Anadolu.
Trump kishte njoftuar më parë planet për të folur me të dy udhëheqësit të njëjtën ditë, duke thënë se do të telefononte Putinin në orën 10:00 të mëngjesit (14:00GMT) dhe më pas Zelenskyyn së bashku me zyrtarët e NATO-s. Telefonata e tij e raportuar me Zelenskyyn sinjalizon një ndryshim në planet e shpallura.
Presidenti i SHBA-së e përshkroi iniciativën si një përpjekje për të ndaluar “gjakderdhjen” që vret më shumë se 5.000 ushtarë rusë dhe ukrainas çdo javë.
“Shpresojmë që do të jetë një ditë produktive”, shkroi Trump në “Truth Social” të shtunën. “Një armpushumbim do të ndodhë dhe kjo luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, do të përfundojë”, shtoi ai.
Zhvillimi vjen pasi zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan për bisedime të drejtpërdrejta në qytetin turk të Stambollit të premten – të parat e tyre në më shumë se tre vjet. Diskutimet ishin pjesë e një shtytjeje më të gjerë ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës.
Të tjera
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve
Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin
Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike