SHBA do të vendosë tarifa shtesë prej 50 për qind ndaj Kinës, nëse kombi nuk e tërheq tarifën e saj hakmarrëse prej 34 për qind, tha Donald Trump.
Tarifa hakmarrëse e Kinës ishte në përgjigje të tarifës reciproke shtesë prej 34 për qind të Uashingtonit javën e kaluar, transmeton Telegrafi.
Por Trump ka thënë tani në Truth Social, se Pekini ka deri nesër për të hequr tarifën e tij hakmarrëse.
Më herët, Trump kishte thënë se vendet në mbarë botën po bisedonin me SHBA-në, dhe “po vendoseshin parametra të ashpër por të drejtë”.
Por ai gjithashtu veçoi Kinën dhe tha se marrëdhëniet me vendin duhet të ndryshojnë.




Të tjera
Mos i harroni ushtrimet gjatë ditëve të ftohta
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave të fundvitit
Efektet anësore të punës në zyrë