Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, thotë se Amerika do të fillojë të “bllokojë çdo anije që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit”.
Në një postim të gjatë në Truth Social, ai thotë se “takimi shkoi mirë, u ra dakord për shumicën e pikave, por e vetmja pikë që kishte vërtetë rëndësi, ARMA BËRTHAMORE, nuk ishte”.
Ai thotë se “në një moment” do të arrihet një marrëveshje për kalimin e lirë, por “Irani nuk e ka lejuar këtë të ndodhë duke thënë thjesht: mund të ketë një minë diku atje, që askush nuk e di përveç tyre”, shkruan BBC.
Në të njëjtin postim, Trump thotë gjithashtu se ai “ka udhëzuar Marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në Ujërat Ndërkombëtare që i ka paguar një taksë Iranit”, dhe se Marina Amerikane do të fillojë “të shkatërrojë minat që iranianët kanë vendosur në Ngushticë”.
“Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur”, thotë ai, duke shtuar “çdo iranian që qëllon ndaj nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të HIDHET NË FERR!”.
“Bllokada do të fillojë sërish”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Gjërat që ndodhin kur e takoni shpirtin binjak
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë mes Orban dhe Magyar