Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë zyrtare. Avioni presidencial, Air Force One, zbriti në Aeroportin Stansted të Londrës, ku çifti presidencial u prit nga zyrtarë të lartë britanikë dhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
Vizita pritet të përfshijë takime me anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë Mbretin Charles, si dhe me Kryeministrin britanik.
Agjenda e vizitës përfshin gjithashtu pjesëmarrje në ceremoni zyrtare dhe evente që nënvizojnë lidhjet historike dhe strategjike midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në deklaratat e tij para nisjes, Presidenti Trump shprehu respekt të madh për Mbretin Charles III, të cilin e cilësoi si “një zotëri shumë elegant” dhe “mik të vërtetë”. Ai gjithashtu vlerësoi kryeministrin britanik Keir Starmer, duke theksuar marrëdhëniet e mira mes tyre pavarësisht dallimeve politike./rtk



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026