Trump në Arabinë Saudite u prit nga Mohammed bin Salman, i pranishëm edhe Elon Musk

Trump në Arabinë Saudite u prit nga Mohammed bin Salman, i pranishëm edhe Elon Musk

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Arabinë Saudite të martën, në fillim të turneut të tij të parë në Lindjen e Mesme që nga marrja e detyrës në janar.

Trump u prit nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, pas mbërritjes së tij në aeroportin ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, sipas televizionit shtetëror saudit Al-Ikhbariya.

Turneu rajonal i presidentit amerikan Trump përfshin gjithashtu ndalesa në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Në Riad të pranishëm mes tjerash janë edhe Elon Musk dhe kryediplomati amerikan Marco Rubio.rtv21.