Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar SHBA-në, Izraelin dhe Evropën se “provokuan” protestat e fundit në vend. Ai tha se fuqitë e huaja përdorën njerëz të pafajshëm për të nxitur urrejtje dhe ndarje në shoqëri.
“Protestat normale nuk sjellin vrasje apo zjarr në tregje dhe ambulanca. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë protestuesit dhe shqetësimet e tyre,” shtoi ai.
Autoritetet iraniane raportojnë mbi 3,000 të vdekur, shumica nga forcat e sigurisë ose kalimtarë, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.
SHBA-ja ka shpallur sanksione ndaj ministrit të Brendshëm iranian, disa oficerëve të Gardës Revolucionare dhe investitorit Babak Zanjani, për përfshirje në dhunën gjatë protestave dhe për keqpërdorim fondesh.
Irani ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime “të drejta dhe të barabarta” me SHBA-në, por jo nën kërcënime, dhe se kapacitetet e tij raketore nuk do të jenë kurrë pjesë e negociatave./ Burimi: Al Jazeera



Të tjera
Abdixhiku: U bëj thirrje të gjithëve të kthehen brenda shtëpisë së tyre politike
Lushaku pasi Abdixhiku mbeti në postin e kryetarit: Ai është përgjegjës për të reformuar partinë
Si u bashkua politika me pushkën për lirinë e Kosovës