Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump tregon arsyen pse nuk i janë dërguar akoma ushtrisë ukrainase
Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja është e rezervuar për të dërguar sasi të mëdha armësh shumë të fuqishme, përfshirë raketat “Tomahawk”.
“Një nga arsyet pse duam ta përfundojmë këtë luftë është se nuk është e lehtë për ne t’ju japim, një numër të madh armësh shumë të fuqishme. Shpresojmë që ata nuk do të kenë nevojë për to. Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa menduar për Tomahawk-ët”, tha Trump.
Gjithashtu ai shtoi se: “Do të flasim për tomahawkët dhe do të preferonim shumë më tepër që ata të mos kishin nevojë për to. Ne do të preferonim shumë më tepër që lufta të mbaronte. Siç e dini po i shesim shumë lloje të ndryshme armësh, Bashkimit Evropian”.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar furnizim me mjete që mund të përdoren për sulme me rreze të gjatë, për të rritur kapacitetet ushtarake të Ukrainës.
Zelensky uron Trump për armëpushimin e Gazës: Me bashkëpunim mund ta përfundojmë dhe luftën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku zhvilluan bisedime për situatën në Ukrainë dhe zhvillimet më të fundit në rajon.
Takimi u hap me fjalët e Trump, i cili e cilësoi praninë e homologut ukrainas si një nder të madh dhe e përshkroi atë si një lider shumë i fortë që ka kaluar shumë.
Trmp deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej edhe telefonata që kishte zhvilluar një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari.
“Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë. Duam të shohim nëse mund ta realizojmë këtë, pas disa udhëzimeve që u diskutuan gjatë takimit në Alaska”, tha ai.
Nga ana e tij, presidenti Zelensky falënderoi mikpritësin dhe e uroi për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Zelensky lë pas veshjen ushtarake, Trump e komplimenton: Duket shumë bukur me xhaketë
Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun ukrainas Volodymyyr Zelensky, i cili ka zgjedhur që sërish të mos veshë rrobat e stilit ushtarak në takimin me liderin e SHBA-ve pas kritikave të disa muajve më parë.
“Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, u shpreh Trump në momentin e takimit me Zelenskyn.
Zelensky u kritikua nga një gazetar në Zyrën Ovale për mosveshjen e kostumit gjatë takimit të tij të parë me Trump në shkurt.
Presidenti ukrainas u vesh më zyrtarisht për takimin e tij të dytë në Uashington në gusht, dhe duket se e ka bërë këtë përsëri sot.
Trump takohet me Zelenskyn, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Udhëheqësi ukrainas u shfaq duke buzëqeshur teksa u prit nga Trump, i cili ngriti grushtin lart dhe pozoi për kamerat.
Dyshja shkëmbeu disa fjalë ndërsa bënë edhe një foto përpara se të hynin brenda.
Sakaq, ditën e djeshme Trump ka biseduar me homologun rus Vladimir Putin, me të cilin u dakordësua për një takim në Budapest të Hungarisë.
Të tjera
Dorëheqja që po kërkohet në PDK: Si e gaboi Memli Krasniqi strategjinë me Lladrovcin
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike