Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur edhe një herë thirrjen për një armëpushim në Gaza mes Hamasit dhe Izraelit.
“BËNI MARRËVESHJEN NË GAZA. KTHENI PENGJET!!!”, shkroi ai në rrjetin e tij Truth Social.
Të premten, Trump u tha gazetarëve se beson që një marrëveshje për armëpushim është afër dhe mund të arrihet “brenda javës së ardhshme”.
Thirrja e Trump për armëpushim vjen në një kohë kur po shtohet numri i viktimave nga sulmet izraelite në Gaza dhe rritet kritika ndërkombëtare ndaj luftës së Izraelit.
Javën e kaluar, një gazetë izraelite raportoi se disa ushtarë thanë se kishin marrë urdhër të qëllonin mbi civilë palestinezë të paarmatosur që kërkonin ndihma humanitare. /mesazhi



Të tjera
Votat e Ronaldos dhe Messit për “FIFA The Best” dhe “Topin e Artë” përgjatë viteve
“VAR-i” hyn edhe në volejbollin kosovar
Hysen Durmishi ka një lajm të mirë për banimin e përballueshëm social