Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin të martën, më pak se dy orë para se të skadonte ultimatumi dhënë Iranit, raporton CNN.
Trump tha se marrëveshja për armëpushim u bë me kusht që Irani të pranojë të rihapë Ngushticën jetike të Hormuzit.
“Bazuar në bisedat me kryeministrin Shehbaz Sharif dhe shefin e ushtrisë Asim Munir, të Pakistanit, dhe duke qenë se ata kërkuan që unë të përmbahem nga përdorimi i forcës shkatërruese që po dërgohej sonte drejt Iranit, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit, unë bie dakord të pezulloj bombardimin dhe sulmin ndaj Iranit për një periudhë dyjavore. Ky do të jetë një ARMËPUSHIM i dyanshëm!” – shkroi Trump në Truth Social.
“Arsyeja për këtë është se ne tashmë i kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, dhe jemi shumë pranë një Marrëveshjeje përfundimtare lidhur me PAQEN afatgjatë me Iranin dhe PAQEN në Lindjen e Mesme” – shtoi Trump.
“Ne morëm një propozim me 10 pika nga Irani dhe besojmë se ai përbën një bazë të zbatueshme mbi të cilën mund të negociohet. Pothuajse të gjitha pikat e ndryshme të mosmarrëveshjeve të mëparshme janë rënë dakord mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por një periudhë dyjavore do të lejojë që Marrëveshja të finalizohet dhe të përmbyllet. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe gjithashtu duke përfaqësuar vendet e Lindjes së Mesme, është një nder që ky problem afatgjatë të jetë pranë zgjidhjes” – shtoi ai.




Të tjera
10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Shega, një frut që ndihmon kundër plakjes