Presidenti Donald Trump gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin britanik një ditë me parë tha Putin nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.
“Jemi shumë pranë një lufte botërore. Kam folur shumë herë me Presidentin Putin, por ai nuk ka bërë kurrë atë që më tha, ai kurrë nuk e ka respektuar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.
Ndërkohë nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar miratimin për një shitje prej 780 milionë dollarësh të raketave dhe sistemeve lëshuese antitank Javelin për Poloninë, e cila kufizohet si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë”, tha në një deklaratë Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim dhe Siguri të Mbrojtjes (DSCA).



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë