Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur para kamerave pasi ka lënë takimin e tij me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai tha se bisedimet me presidentin ukrainas ishin “të mira”, transmeton Telegraif.
Trump është pyetur nëse ka mundësi për të arritur një marrëveshje sot dhe theksoi “do të shohim se çfarë ndodh”.
“Do të takohemi me Rusinë, kjo do të zhvillohet nesër dhe do të takohemi me presidentin Putin”, shtoi ai.
“Pata një takim shumë të mirë me presidentin Zelensky, të gjithë duan që lufta të mbarojë”, theksoi ndër tjera.
Trump u tha gjithashtu gazetarëve se dyshja nuk diskutoi për anëtarësimin e Zelensky në Bordin e Paqes.



Të tjera
Tribunal Special për krimet ruse në Ukrainë – Kallas tregon se BE-ja siguroi 10 milionë euro
Bordi i Paqes, Canaj: Po të kishte qasje tjetër, Kurti do ta shihnim atë si Ramën
Më dha mesazh për Kosovën