Trump thotë se nuk dëshironte një `takim të kotë` me Putinin

Trump thotë se nuk dëshironte një `takim të kotë` me Putinin

Donald Trump ka thënë se nuk dëshironte një “takim të kotë” pasi plani për të zhvilluar bisedime ballë për ballë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, rreth luftës në Ukrainë, u pezullua.

 

Presidenti amerikan ka treguar se një pengesë kryesore mbetet refuzimi i Moskës për të ndalur luftimet përgjatë vijës aktuale të frontit, në një deklaratë të dhënë të martën në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.

Më herët, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se “nuk ka plane” për një takim Trump-Putin “në të ardhmen e afërt”, pasi Trump kishte deklaruar të enjten se të dy do të zhvillonin bisedime në Budapest brenda dy javësh.

Dallimet kryesore midis propozimeve amerikane dhe atyre ruse për paqe u bënë gjithnjë e më të qarta këtë javë, duke duket se kanë zbehur shanset për mbajtjen e një samiti.