Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi ndryshimin e tij në mendime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbi njohjen e një shteti palestinez, por nuk tha se si mund ta ushtrojë presion mbi Izraelin që të përfundojë luftën e tij në Gaza.
Trump, i cili kohët e fundit është frustruar privatisht me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për sulmin e tij ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, ofroi vetëm mbështetje për Izraelin gjatë përgjigjes së tij sot në një konferencë shtypi për Lindjen e Mesme, shkruan CNN.
Ai nënvizoi mizoritë e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe tha se objektivi i tij kryesor ishte të shihte lirimin e pengjeve.
“Dua që pengjet të lirohen tani, pikërisht tani”, tha ai, duke shtuar se kishte dëgjuar rrëfime tmerri nga disa pengje që tashmë janë liruar: “Kam dëgjuar histori që nuk i kam menduar kurrë të mundshme. Nuk kishte njerëzim, asgjë”.
Në vend të kësaj, ai i paraqiti qëllimet e tij në terma të përgjithshëm.
“Dua një fund, dua që pengjet të lirohen dhe mendoj se do të jetë në rregull”, tha ai.
Lidhur me planet e Starmer për të njohur një shtet palestinez – duke u bashkuar me një numër kombesh të tjera në ditët në vijim – ai tha se ka mosmarrëveshje me britanikun rreth kësaj teme.
“Kam një mosmarrëveshje me kryeministrin në këtë pikë. Një nga mosmarrëveshjet tona të pakta”, tha ai.
Të tjera
Takohen Arbër Zeneli dhe Agim Ademi
Dardania, Lakrishtja dhe Kurrizi po degradojnë, zgjidhja përmes “Ndërmarrjes së integruar të lagjes”
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit