Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike mbi një orëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Trumpi tha se me Putinin folën për sulmin e Ukrainës me dronë në thellësi të territorit rus si dhe për “sulme të ndryshme që kanë ndodhur nga të dyja palët”.
“Ishte një bisedë e mirë, por jo një bisedë që do të çojë në paqe të menjëhershme. Putini tha se do t’i duhet të përgjigjet ndaj sulmit mbi bazat ajrore”, shkroi Trumpi, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, presidenti amerikan tha se me homologun rus folën edhe për Iranin dhe faktin se koha po shkon drejt fundit për vendimin e Iranit lidhur me armët bërthamore.
“I thashë Putinit se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe për këtë çështje, besoj se ishim dakord. Presidenti Putin tha se do të marrë jesh në bisedimet me Iranin dhe se ndoshta mund të ndihmojë për të arritur një marrëveshje të shpejtë”, shkroi Trumpi, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai u shpreh se Irani e ka vonuar vendimin për çështjen e armëve bërthamore, të cilën e quajti të rëndësishme dhe sipas tij, i duhet një përgjigje përfundimtare shumë shpejt.



Të tjera
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Me ushtrime të syve përmirësohet shikimi
Pensionistët lirohen nga obligimi i lajmërimit, vendos Gjykata Supreme