Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 100% për mallrat kanadeze nëse vendi arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.
“Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me një tarifë 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që vijnë në SHBA”, tha Trump në Truth Social, raporton BBC.
Nuk është e qartë se çfarë marrëveshjeje po i referohet Trumpi në postimin e tij në mediat sociale.
Javën e kaluar, kryeministri i Kanadasë, Carney, njoftoi një “partneritet strategjik” me Kinën dhe ra dakord të ulë tarifat.
Në atë kohë, Trumpi e quajti këtë veprim “një gjë të mirë”. Por tensionet midis SHBA-së dhe Kanadasë janë rritur ditët e fundit, pasi Carney tha në një fjalim në Davos se rendi botëror i udhëhequr nga SHBA-ja ishte shkatërruar.



Të tjera
Truket për të larë xhaketat e palltot në shtëpi duke kursyer para
Tri shenja që trupi po lufton me aneminë e rrezikshme
Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa 100% nëse bën një marrëveshje me Kinën