Turbullirat në kanalin e Ibër – Lepencit çrregullojnë furnizimin me ujë në Prishtinë e Fushë – Kosovë

Turbullirat në kanalin e Ibër – Lepencit çrregullojnë furnizimin me ujë në Prishtinë e Fushë – Kosovë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit kanë ndodhur probleme me furnizim të ujit në disa pjesë të Fushë – Kosovës dhe Prishtinës.

Sipas KRU Prishtina këto turbullira po ndodhin për shkak të punimeve.

“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj. Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës. Gjendja është duke u stabilizuar. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftim.