Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se që nga mesnata e së enjtes është krijuar një problem serioz në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, për shkak të turbullirës së shfaqur në kanalin Ibër-Lepenc si pasojë e punimeve teknike në këtë kanal.
rezultat, siç thuhet, furnizimi me ujë është çrregulluar në disa zona të Fushë-Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa ndikim mund të ketë edhe në disa pjesë të Prishtinës.
Postimi i plotë:
Njoftim
Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike në kanal) nga mesnata po kemi problem në ITU Shkabaj.
Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës.
Aktualisht ITU-ja- Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë.
Ndërsa në ITU- Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale.
Mbeteni të njoftuar!



Të tjera
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një hajni në Podujevë
Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar!