Turqia ka arritur të shënoj një fitore të madhe me rezultat 95-90 në përballjen vendimtare për pozitën e parë në grupin A ndaj Serbisë.
Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në momentet e fundit të sfidës.
Më i dalluari në fitoren e Turqisë ishte Sengun me 28 pikë, 13 kërcime e tetë asistime.
Dyshja shqiptare e cila luan për kombëtaren turke, Erxhan Osmani luajti me 10 pikë, kurse pesë të tjera i shtoi Kenan Sipahi (Spahiu).
Për Serbinë si zakonisht më i dalluari ishte basketbollisti i Denver Nuggets, Nikola Jokic me 22 pikë e nëntë kërcime.
Pas këtij triumfi, Turqia siguron pozitën e parë me pesë fitore në po aq ndeshje kurse serbët mbesin në pozitën e dytë me katër fitore e një humbje.
Të dy këto kombëtare kanë siguruar fazën e eliminimit direkt të EuroBasketit.



Të tjera
Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi
Rama nderohet me medaljen më të lartë “Zayed” nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Krenari për Shqipërinë
KQZ vendos të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit