Në takimin që ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi në Antalya me homologun e tij nga Ukraina, Andrii Sybiha, u vlerësuan përpjekjet për sigurimin e armëpushimit dhe vendosjen e paqes së përhershme mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas Sybiha në Antalya në kuadër të Takimit Joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Në takim u diskutuan përpjekjet për të arritur armëpushim dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.
Fidan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë ndërmjetësimin dhe pritjen e negociatave, për të arritur paqen në Ukrainë.
Gjithashtu në takim u diskutua për përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Turqi.



Të tjera
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë
Burrat janë më të rrezikuar nga diabeti
Kancelari gjerman bën thirrje për përfundimin e lu*ftës me Iranin përmes një zgjidhjeje diplomatike